Ky është i dyshuari që plagosi me armë kunatën e tij në Prizren

I dyshuari që plagosi me armë kunatën e tij, në orët e mëngjesit në Prizren, tashmë është arrestuar.

Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se bëhet fjalë për Liridon  Berishën, 31-vjeçar, i cili shkrepi në drejtim të kunatës sa tij, pas konfliktit, motivet e së cilit ende nuk dihen.

Pas arrestimit, me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i është gjetur një armë, e cila më pas është konfiskuar.

I riu është dërguar në stacion policor, ku është intervistuar dhe më pas është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që ndaj tij të nisin hetimet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Çka deklaroi Policia?

 

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Haxhi Kabashi, komandant në stacionin Policor në Prizren. “Në përleshje e sipër në shtëpi, i dyshuari ka pasur posedim një armë dhe ka shkrepur në moment duke goditur kunatën e tij. Personi është arrestuar, arma gjithashtu është konfiskuar nga Policia dhe rasti po hetohet në hetime rajonale”, tha Kabashi.

I pyetur nga Sinjali se si është gjendja shëndetësore e viktimës, pasi u plagos nga shkrepja me armë, komandanti Haxhi Kabashi tha se fatmirësisht viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më Shumë

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit