5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ky është i riu që humbi jetën aksidentalisht në Celinë

Beslind Krasniqi humbi jetën mbrëmë në aksidentin e ndodhur në Celinë.

Ai, është nga Demjani i Hasit.

Mbrëm në rrugën Prizren-Gjakovë, konkretisht në fshatin Celinë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, më të cilin ka humbur jetën një djalë i ri dhe janë lënduar katër të tjerë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës dhe dy nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar viktima duke hyrë në tejkalim. Viktima besohet të jetë nën moshën 30 vjeç. Policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ky aksident, tha për Express Ahmet Hasi nga policia rajonale e Gjakovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Qeveria mblidhet sot, në fokus masat e përkohshme për produktet bazë

Qeveria e Kosovës mblidhet sot në mbledhjen e radhës, ku ndër çështjet kryesore në shqyrtim pritet të jetë Projektligji për Masat e Përkohshme të...

Lajmet e Fundit