Ky është motoçiklisti 20 vjeçar nga Rahoveci që humbi jetën në aksidentin në Komoran

Bardh Kadiri është i riu 20 vjeçar, i cili e humbi jetën në një aksident në fshatin Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net, se aksidenti ka ndodhur në ora 17.30.

“Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor, një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore për menaxhimin e autostradës, po merret me matjet dhe shikimin e vendngjarjes”, ka thënë ai.

Si pasojë e këtij aksidenti, në orët e pasdites janë shkaktuar kolona të automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Llapushnik. /Lajmi.net/

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit