Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e sotëm në rrugën Arllat-Malishevë

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës Arllat-Malishevë.

Personi që ka humbur jetën në këtë aksident është Mifail Thaçi nga Llapushniku.

Komuna e Drenasi përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Thaçi.

Postimi i plotë në Facebook:

Telegram ngushëllimi për Familjen Thaçi në Llapushnik

E nderuara Familje Thaçi,

Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.

Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.

Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!

Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit. /Insajderi

 

Më Shumë

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Lajmet e Fundit