Ky është plani i Shaqir Totajt për Prizrenin

Kandidati për Kryetar të Komunës në Prizren, nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, ka shpalosur në pika të shkurta plan-programin e tij në rast se fiton në zgjedhjet lokale të cilat mbahen më 22 tetor, njofton Klan Kosova.

“Programi im ka tri shtylla kryesore, Zhvillimi Ekonomik, Infrastruktura Moderne si dhe Arsimi dhe Shëndetësia si dy shtylla që do të kenë trajtim adekuat që e meritojnë”, tha Totaj në Magazina Lokale në Klan Kosova.

Ndërkaq në lidhje me problemet me ujin në qytetin e Prizrenit, Totaj tha:

“Në Prizren s’ka ujë në të gjitha lagjet, kjo do të jetë me prioritet dhe do të zgjidhet në kuadër të mandatit tim. Kemi një plan konkret për këtë, do të merret ujë nga guri i zi dhe ky projekt do të kushtojë rreth 1.8 milionë euro”.

Rreth ekonomisë dhe punësimin në Prizren, Totaj tha se prioritet ka punësimin e të rinjve dhe femrave.

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Lajmet e Fundit