8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ky është profesioni më i paguar në Zvicër

Pagat zvicerane janë me të vërtetë më të larta se pothuajse kudo tjetër në Evropë, shkruan 20 minute.

Por puna më e paguar në Zvicër është “Zyrtar Kryesor Financiar”, i cili ka një pagë mesatare mujore prej 14,231 franga. Kjo llogaritet paga më e lartë tani për tani në Zvicër.

Nga ana tjetër, pilotët janë gjithashtu shumë të paguar – pavarësisht ndikimeve të koronavirusit – ata paguhen mes 8,365 deri në 9,361 franga, transmeton tutje albinfo.ch.

Ndërsa mjekët fitojnë një pagë prej 8,076 franga, ndërsa një ”kryemjek” ka pagën 13,030 franga në muaj.

Menaxherët e kredive dhe rreziqeve marrin pagë 8,788 franga në muaj.

Mësuesit në Zvicër fitojnë 6,647 franga në muaj (Kopsht fëmijësh) dhe mësuesit e klasëve më të larta kanë 7,093 dhe 7,516 franga në muaj në shkollën fillore ose të mesme.

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Berisha: Përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se përzgjedhja e mjekut familjar do të bëhet e detyrueshme me fillimin e zbatimit të sigurimeve shëndetësore,...

Lajmet e Fundit