6.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Ky është zyrtari policor që dyshohet se vrau aksidentalisht vajzën dhe pastaj veten në Prizren

Zyrtari policor që u gjet i vdekur sonte me vajzën e tij në Prizren është Sali Mazreku, 52 vjeçar nga Departamenti i Kufirit, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dyshimet e para janë se ai vrau aksidentalisht vajzën e tij 21 vjeçare, pastaj edhe veten para se të shkonte në punë.

Burimet e Sinjalit thonë se rastin e raportoi në Polici, fqiu i familjes së zyrtarit policor.

Lajmin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës:

Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin. Me respekt,

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe...

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit