9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Ky shtet po e feston eliminimin e Leo Messit

Argjentina i është gëzuar eliminimit të Barcelonës dhe Leo Messit nga Liga e Kampionëve.Mediat argjentinase e kanë përshkruar si lajm të mirë eliminimin e Barcelonës ng Liga e Kampionëve.

“Eliminimi i Barcelonës është lajm i mirë për Argjentinën, sepse Leo Messi do të shkojë në Kupë të Botës në Rusi me tri ndeshje më pak të luajtura”, shkruan gazeta argjentinase “Ole” në një shkrim me titullin “Lajm i mirë për Kombëtaren”.“Ole” nuk ishte mediumi i vetëm që iu gëzua eliminimit të Barcelonës.

Enrique Gastanga shkroi në një kolumnë për “Clarin: “Kjo është arsyeje për festë për Jorge Sampaolin. Dhe është logjike: Ekipit kombëtar i nevojitet gjeniu i vet pa Ligën e Kampionëve”.

“Mund të tingëllojë egoizëm, por në mënyrë që ekipi kombëtar të funksionojë, Messi duhet të luajë sa më pak që është e mundur për Barcelonën në mënyrë që të mos rrezikojë të lëndohet para Kupës së Botës”.

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Lajmet e Fundit