5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

KZQ-ja (s’)është nën presion për simbolet

Zgjedhjet-ksÇështja e simboleve në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ka krijuar plasaritjet e para përbrenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Njëri nga anëtarët e këtij Komisioni, Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re, thotë se presioni mbi të, që të pajtohet me heqjen e simboleve të shtetit nga fletëvotimet, po i kushtojnë atij me largimin nga KQZ-ja.Kjo kërkesë Qeverisë së Kosovës i është parashtruar nga Beogradi si kusht për daljen e serbëve veriorë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por, partia që e ka deleguar atë, AKR-ja, si dhe Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thonë se nuk janë duke ushtruar kurrfarë presioni mbi Malokun. Sidoqoftë, Maloku thotë se presionet atij i vijnë si nga vija e partisë, ashtu edhe nga KQZ-ja.

“Ka presione, por e kam thënë edhe më herët se nuk do të bie pre e këtyre presioneve dhe politikës, ngaqë e konsideroj se KQZ-ja është institucion i pavarur, ashtu është përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës dhe ashtu do të mbetet”, ka deklaruar Maloku. Përmes një komunikate, AKR u është drejtuar medieve duke potencuar se nuk ka bërë asnjë presion ndaj Malokut dhe ka paralajmëruar shkarkimin e tij nga KQZ-ja.

Kurse, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e ka mohuar se i ka bërë ndonjëherë ndonjë lloj presioni Malokut apo cilitdo anëtar të këtij organi. Aq më pak në lidhje me çështjet e simboleve apo logos shtetërore te materiali zgjedhor. “Nuk e kam diskutuar me asnjë anëtar çështjen e logos, e aq më pak që kam bërë presion mbi ndonjë anëtar të KQZ-së. Pra, e them me përgjegjësi të plotë që asnjëherë as nuk është diskutuar kjo çështje, e aq më pak që kemi diskutuar këtë me Fadil Malokun”, ka deklaruar Daka. Një anëtar tjetër i KQZ-së, që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, thotë se mbi të askush nuk ka ushtruar deri më sot ndonjë presion lidhur me çështjen e heqjes së simboleve nga fletëvotimet.

“Asnjë lloj presioni, asnjë kërkesë dhe biseda rreth kësaj çështjeje nuk kam pasur deri në këtë moment”, ka thënë Dushi. Kërkesa për heqjen e simboleve shtetërore të Kosovës nga fletëvotimet dhe materialet tjera zgjedhore, është parashtruar nga Serbia dhe lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Zyrtarët nga qeveria serbe kanë parashtruar këtë kërkesë si kusht për daljen e serbëve verior në zgjedhjet e 3 nëntorit. Sipas tyre, logot dhe simbolet e shtetit të Kosovës nuk mund të jenë në materialet zgjedhore, pasi që Marrëveshja e Brukselit është neutrale në raport me statusin e Kosovës.(rel)

Më Shumë

Homazhi për Nijazi Bytyqin rikthen në kujtesë tingujt legjendarë dhe prezanton vlerat muzikore të djemve të tij

Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren....

Parashqevi Simaku me këngë për Krishtlindje

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku së shpejti do të vijë me një këngë. Kështu ka bërë të ditur bznesmeni Elton Ilirjani për Top Story, duke theksuar...

Lajmet e Fundit