5.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

La ShBA-në, Anxhelina tregon arsyen pse u kthye në Shqipëri gjatë emergjencës Covid-19

Për shkak të emergjencës Covid-19, këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj e cila prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara, është kthyer në Shqipëri.

Ajo është karantinuar në Tiranë dhe në një intervistë për “Prive” tregon pse e pa të arsyeshme të heqë dorë nga Los Angeles.

Siç Anxhelina tregon, ajo e kishte të nevojshme që këtë situatë të vështirë të ishte pranë familjes së saj, pasi kështu ndihet më e qetë shpirtërisht dhe më e sigurt.

“Erdha pasi mendova që do të ishte më mirë të gjendesha pranë familjes në këto ditë të vështira për të gjithë. Ka ditë shumë të mira, ka ditë që janë pak më të rënda, por përgjithësisht shumë mirë.”- tregon ajo.

Anxhelina tregon se nuk ka zbuluar ndonjë hobby gjatë karantinës tek vetja e saj, por i është përkushtuar gatimit të cilin e ka me pasion.

Gjithashtu, këngëtarja shton se në Los Angeles ka punuar me emra të suksesshëm të muzikës dhe shumë shpejt do të vijë me projekte të reja, të cilat fansat po i presin prej kohësh.

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

Lajmet e Fundit