Labi ia premtoi 500 euro, punëtori nga Suhareka ka diçka për t’i thënë këngëtarit

Punëtori i pastrimit, Gentian Qamaj të cilit këngëtari Labinot Tahiri ia premtoi 500 euro para ose një udhëtim në Turqi i është përgjigjur me disa komente këngëtarit, shkruan Gazeta Express.

Qamaj e ka falënderuar Labin për përkrahjen teksa tha se do të jetë gjithmonë në shërbim të popullit.

“Per shendetje Falenderoj nga zemra Labinotin shumm shum dhe te gjith ju qe po komentoni dhe keni shpreh deshir per mu un jan Gentian Qamaj jam puntori i cili u rrezikova dhe do jem gjithmon ne sherbim dhe Puntor i Popullit ton”, ka komentuar Qamaj në postimin e Tahirit.

E një përgjigje për të e pati edhe këngëtari. Ai tha se do ta vizitojë atë në Suharekë.

“Genti Qamaj i dashur Genti, ti je një njeri që na dhuron vullnet p?r të jetuar në Kosovê nga gjendja se si jeni dukur ne kete foto dhe akoma jetoni këtu. Zoti te ruajt. Neser do te vizitoj atje në Theranden se bashku me kryetarin e nderuar, në atë vend të bukur me rrush të ambel që e ka. Me respekt dhe dashni, Labi”, tha Labi.

E Qamaj i tha se do ta mirëpresë në këtë qytet teksa e falënderoi edhe njëherë për përkrahjen.

Labinot Tahiri ju mir pres dhe falenderoj ty dhe te gjith qe kan deshir vullnet te me per krahin dhe me kan kuptuar per Rastin qe me ka ndoll un do jem gjithmon sherbim dhe me shum vullnet per vendin ton qe te bajm paster”, i komentoi sërish ai.

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Lajmet e Fundit