19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Labinot Tahiri: Dua që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër

Në media u raportua se nëkryetari i AKR-së dhe deputeti i zgjedhur, Labinot Tahiri sonte është takuar me kandidatin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj. ?Këtë informacion Tahiri e ka konfirmuar por duke shtuar se ka qenë një takim miqësor në shënimin e Ditës Kombëtare të Francës.

Ai deklaroi se është takuar edhe me Ardian Gjinin, Shpend Ahmetin dhe politikanë tjerë.

“Po, gjatë kësaj kohe unë jam takuar me Ramush Haradinajn, Ardian Gjinin e Shpend Ahmetin, pasi kemi qenë të ftuar nga ambasada e Francës dhe kemi qenë të gjithë aty”, ka thënë Tahiri.

I pyetur për temat që janë diskutuar në këtë takim, ai ka thënë se miqësisht nuk kanë mundur t’i shmangen as tematikave aktuale, siç është krijimi i institucioneve.
“Po kemi folur miqësisht se a po bëhet Qeveria, dhe si do të formohen institucionet pra tema aktuale”, shtoi ai për lajmi.net.

Nënkryetari i AKR-së edhe kësaj radhe nuk e mohoi dëshirën e tij që Haradinaj të bëhet kryeminsitër, por që përsëri nguli këmbë se ai do të zbatojë vendimet të cilat i merr kryesia e partisë.

“Unë dorën në zemër e pëlqej Ramush Haradinajn, dhe dua që ai të jetë kryeministër, por unë do të zbatoj vendimet të cilat i merr partia”, tha Tahiri.
Ai ka kërkuar nga të gjitha partitë që të gjejnë në zgjidhje për krijimin e institucioneve, dhe të mos ndodhë që të shkohet në zgjedhje.

Labinot Tahiri gjithashtu theksoi se do t’i qëndroj prapa Behgjet Pacollit, pasi ishte pikërisht ai që ia hapi rrugët e politikës.

Më Shumë

Çmimet e larta të parkingjeve po e rrezikojnë imazhin turistik të Prizrenit

Oda e Ndërmarrësve Zejtare në Prizren ka ngritur shqetësime serioze lidhur me çmimet e larta të parkingjeve në qytet, duke paralajmëruar se kjo situatë...

Tre deri në pesë minuta pritje për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë përditësimin e të dhënave rreth gjendjes në pikat kufitare. QKMK, njoftoi se nuk ka kolona dhe pritje të...

Lajmet e Fundit