9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Lahaj i thotë ministres Dumoshi se artistët kanë nevojë për hapësira ku të performojnë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim tenorin me renome ndërkombëtare Ramë Lahaj, i cili vizitoi ministren për t’i uruar marrjen e detyrës dhe Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Siç njofton kumtesa zyrtare e MKRS-së, Dumoshi falënderoi tenorin Lahaj për kontributin dhe angazhimin e tij në fushën e kulturës në përgjithësi, e sidomos për promovimin e kulturës shqiptare nëpër botë si dhe forcimin e imazhit të Kosovës nëpër ngjarje kulturore kudo që merr pjesë.

Ndërkaq, nga ana e tij, Lahaj, tha se “është e nevojshme krijimi i hapësirave për artistët që të kenë ku të performojnë dhe mbështetja e kulturës do të jetë inkurajim që artistët e rinj të krijojnë edhe më shumë”.

“Po ashtu, ministrja Dumoshi, e informoi për planet dhe programin që pritet të realizohet në fushën e kulturës, duke përmendur edhe projektet infrastrukturore fizike të kulturës ku veçoi objektin e Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” i cili është në fazën e vlerësimit të hartimit të tij dhe komisioni vlerësues do të themelohet shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Më Shumë

Në Gjonaj të Hasit sot nis festivali “Hasi Jehon”

Në Gjonaj të Hasit sot (e enjte) në ora 19:00 nis edicioni i 35-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2024”, shkruan PrizrenPress. Festivali do të...

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Lajmet e Fundit