12.1 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

“Lajme të vërteta”- trajneri i Wilderit e konfirmon se janë në bisedime për një përballje me Joshuan

Trajneri i Deontay Wilder, Malik Scott, ka konfirmuar se raportimet për një përballje Wilder-Joshua janë të vërteta dhe se është duke u negociuar që meçi të zhvillohet në Arabinë Saudite këtë vit.

Spekulimet sugjeruan se Anthony Joshua më në fund e ka në plan një meç kundër Wilderit në fund të vitit, saktësisht në muajin dhjetor.

Fituesit më pas do të takoheshin në një përballje përfundimtare të peshave të rënda në vitin 2024.

It would be a stunning line-up of fights with all four involved

I pyetur në lidhje me këtë të hënën, trajneri i Wilder, Scott tha për iFL TV: “Unë jam në brendësi të takimeve, Deontay më bën të ulem drejt tij kur po bëjmë këto takime. Ajo që mund të them është se gjërat që njerëzit po dëgjojnë nuk janë vetëm fjalë. Negociatat kanë filluar, jo me disa luftëtarë apo gjëra të caktuara, por negociatat janë padyshim në takt… Gjithçka po bëhet bashkë, ne do të shohim se çfarë do të na shfaqin vërtet luftëtarët në atë nivel.

Trajneri u shfaq i sigurt se Wilder do të fitonte në një përballje të tillë, duke thënë madje se do ta nokautonte.

Scott starting training Wilder for the Fury trilogy fight, and the pair have stayed together since

“Ajo që do të bëhet është se, Deontay do të nokautojë dhe do të bëhet dy herë kampion i botës në peshat e rënda. Mund të them se ato thashetheme janë të vërteta, negociatat po vazhdojnë dhe meçi i madh do të bëhet.

Më Shumë

Ngjarja në Prizren ku u therën me thikë nëna dhe e bija 12-vjeçare dyshohet se ndodhi për motive xhelozie

Gjykata Themelore në Prizren më 18 tetor të këtij viti ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit se...

Artan Abrashi takohet me elektoratin e Hasit, kërkon besimin për kryetar të Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar sot takime me elektoratin në zonën e Hasit. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1151855210347371 Ai u prit me...

Lajmet e Fundit