8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Lamtumirë Donis Avdijaj !

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka konfirmuar largimin nga Schalke.

Avdijaj nuk është në planet e trajnerit Domenico Tedesco.

Menaxheri Karsten Schmidt ka thënë se Avdijaj do të transferohet në një shtet tjetër, pa dhënë më shumë detaje.

“Negociatat jemi duke i vazhduar”, ka thënë menaxheri i Avdijajt, Karsten Schmidt për “WAZ”. 21-vjeçari të mërkurën mbrëma zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Schalkes. Luajti për Schalke 2 në ndeshjen miqësore që e fitoi kundër SpVgg Erkenschick.

Avdijaj shënoi dy gola në fitoren 5:1. Sulmuesi me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Në Bundesligë, ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje.

Ai është huazuar dy herë nga klubi i Schalkes. Një herë në Sturm Graz dhe së fundi te Roda në Holandë.

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Delirium

Lajmet e Fundit