13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Status për statuset

Blerim RrecajShkruan: Blerim Rrecaj

Teknologjia është bërë pjesë përbërëse e jetës sonë. S’po e dijmë saktësisht se më shumë na është mjet (për të aritur qëllime) apo qëllim (për të arritur te mjetet)… Sido që të jetë jemi familjarizuar aq shumë me të sa që po harrojmë t’i duam gjërat e t’i prekim ato siç thonë kritikët-pozitivistë. Politikanët po shkruajnë statuse facebooku ,e mediat, sidomos portalet pas dy- tri- katër- pesë a më shumë fjalëve hyrëse po thonë ja postimi i tyre i plotë. Televizionet, gazetat e radiot po thonë atë që thonë filan fistekët sipas llogarive të tyre, në facebook a twiter. Komunikimi monoton e i banalizuar përdoret edhe nga lloj lloj partishë, organizatash e anëtarësh rangjesh të ndryshme të tyre, duke filluar nga ata më të thjeshtit e duke vazhduar nga ata më të përbërit.

Në një ndejë në kafiterinë “Tirona” në Prishtinë në një ndejë për 17 shkurtin e 2015 dikush luan me inicialet e kryeministrit dhe zv. kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme në këtë formë: IM=Ikni Matanë dhe: HTH=Hungaria Thërret. Mediet me të madhe gjurmojnë e “peshkojnë” nëpër statuse të ambasadorëve, sidomos po të jenë ata amerikanë e gjermanë, të personave publikë, fytyrave tjera impresionuese e imponuese. Status-hanet aq kanë marrë hov sa që kërkojnë të të mbushin mendjen se me to do të arrijmë ta zgjidhim edhe Statusin e Mitrovicës a të vetë Kosovës a ndoshta dhe të bëjmë hapa kolosalë drejt zgjidhjes së çështjeve e vetë çështjes shqiptare.

Lajmet e lloj llojta s’kanë si të mos na ngacmojnë dhe ndonjëherë dhe me ndonjë koment përfundi tyre a status përmbi tyre të lëmë pajtimet a mospajtimet tona. Dhe ka aq ngjarje, aq shkelje, aq parregullsi, aq pompozitet sa s’kanë si të mos na kujtohen a kujtohet shprehja: Si qura-nat në mjegull… Eh, kështu kur jemi ende larg alternativave që ndyshojnë gjendjen në terren e jo vetëm me fjalë. Jemi aq të lodhur nga të qenët vëzhgues e fare pak pjesmarrës të proceseve, e aq të izoluar së brendshmi nga kapja e ngulfatja sa që besojmë e s’besojmë me lehtësi të padurueshme.

Ndryshimi po ec me hapa breshke, e përsëri nuk e dijmë përpara a prapa dhe për këtë që thamë mund të plas e ashtuquajtura “gallatë statusesh”. Sot duke bredhur nëpër lajme aspak të këndshme, për korrupcion, akuza, parregullsi e papërgjegjshmëri, tritol, lista, gjykata e çka jo tjetër, lexova dhe një lajm se si komuna e Malishevës po përgatitet ta dekorojë ish- ambasadorin Chrishtopher Hill. Mendja më shkoi te një Chris tjetër, te Delli dhe fillimisht kujtova se Dellin e autostradës po e shpallkan qytetar nderi, dështoi statusi… Por derisa nuk e dijmë se kush ma i pari e bëri kurbetin, facebookun i cili na mundëson edhe të statusojmë e dijmë që e bëri ai që e bëri, të cilin s’kemi as pse urojmë as pse mallkojmë pasi çdo rregull ka përjashtim. Jeta vazhdon, dimri po shkon, pranvera po vjen, statuset po vazhdojnë të lulëzojnë si në çdo stinë… E ja dhe një status për statuset dhe merreni si dë doni por jo vetëm “bardh e zi”. Ndonëse jeni ju ata që vendosni se si do ta merrni…

Më Shumë

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare “Sali Çekaj, heroi i Kosovës”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”. Bëhet e...

Lajmet e Fundit