11.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Larg nga shtëpia

Pranvera kishte ardhur, lulet e para kishin çelur. Çdo gjë ishte më e bukur se kurrë.
Edhe liqeni i fshatit dukej i qetë, e i bukur.

Djali më çamarrok i lagjes, Beni, po lahej në liqen bashkë me rosat. Nëna e tij e qortonte e ai as që e dëgjonte fare.

Rosat e frikësuara largoheshin me nxitim, e Beni vihej pas tyre, ashtu i lagur me një zambak në dorë vraponte rrugëve të fshatit, e kush e shihte herë e uronin për lumturinë e tij, e herë e qortonin se do të sëmurej. Si gjithmonë nëna e tij vraponte pas Benit, por ai as që kthente kokën, vraponte me hapa fëmijëror tërë lojë e hare.

Duke vrapuar, pa se një flutur pikaloshe u ul në hundën e tij. Ai e shikonte i habitur dhe lehtas përpiqej ta kapte, por ajo me të ndjerë një lëvizje iku. Teksa vraponte u ndesh me një burrë. Burri jetonte në pyll. E vështronte Benin sikur ky të kishte ndonjë faj. Beni i frikësuar i kërkoi falje. Burri nuk foli fare dhe u largua. Pastaj Beni ktheu kokën e pa që ishte larg nga fshati. Ndodhej krejt i vetëm në pyll. I frikësuar nuk dinte nga t’ia mbante. Teksa mendohej të kthehej, mendonte se mos nëna do t’ia jepte ndonjë shuplakë, e kështu vazhdoi të ecte.

Nga lodhja e tepërt i ishte tharë goja për një pike ujë. Sytë i shkuan te një përrua i vogël, vrapoi të pinte ujë. Duke vështruar përreth, vërejti një kasolle. I gëzuar u nis drejt saj. Hyri brenda dhe pa se aty nuk ishte askush por kishte vetëm një hark dhe një shigjetë. I lodhur shkoi u ul në një stol dhe e zuri gjumi. Kur u zgjua dëgjoi zhurmë në kuzhinë. Aty pa burrin të cilin e kishte takuar kur po vraponte në pyll.

-Mos u frikëso djalosh i vogël, unë jam një gjahtar, – foli me zë të butë burri. Po ti kush je? Si quhesh?
– Be-Be-Beni, – foli ai duke belbëzuar nga frika.
-Nëse je i uritur, eja të hash me mua, – i tha burri.
Pasi hëngrën bukë, Beni i kërkoi ta dërgonte në shtëpi. Por burri ngrysi vetullat dhe iu përgjigj: – pasi tash është nata nuk mund t’ju dërgoj në shtëpi.
– Por nëna duhet të jetë bërë merak, -tha Beni me zërin që gati pritej të shpërthente në vaj.
-Atëherë kurrë mos u largo nga shtëpia dhe dëgjo mamanë, – tha burri. Sonte nuk mundem t’ju dërgoj sepse unë kam këmbën e lënduar dhe sytë i kam të dobët në shikim, natën nuk mund të shoh fare.

Ranë të flenë. Në mëngjes Beni u hodh shpejt nga krevati, vrapoi në oborr dhe bashkë me burrin shkuan në shtëpi. Aty nëna e tij po qante. Beni vrapoi e iu hodh ne përqafim.

–Ku ishe Beni i nënës? – e pyeti nëna duke qarë. Kush të solli?
-Më solli ky burri, kur u kthye prapa ta shikonte, ai kishte ikur. Beni tha s’ka gjë dhe e përqafoi përsëri nënën, e me vete thoshte, më kurrë nuk do largohem nga shtëpia dhe gjithmonë do ta dëgjoj nënën.

Diola Çoçaj kl.VIII/1,shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj

Më Shumë

Arrestohet një grua në Prizren, dyshohet për sulm fizik kundër vjehrrës

Një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj. Rasti ka ndodhur në fshatin Lubinje e Poshtme. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije...

Ronaldo do të kthehet në Evropë

  Ylli portugez Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi Al-Nassr gjatë kësaj vere. Portugezi thuhet se është lodhur nga koha e tij në Arabinë Saudite...

E kërkon MIlani

Lajmet e Fundit