Merret vendimi, çfarë ndodh me Serie A sezonin e ardhshëm

Gati dy muaj pa futboll në Itali, ndërkohë që ende nuk dihet nëse di të rifillojë sërish. Ditët e fundit nuk kanë munguar as polemikat, për shkak se qeveria nuk e ka dhënë “OK” që skuadrat e futbollit të nisin përgatitjet me 4 maj. Autoritete mendojnë ndryshe dhe programojnë datën 18 maj për diçka të tillë.

Në Itali në njëfarë mënyre kanë nisur ta mendojnë edhe mbylljen e sezonit para kohe dhe kjo vërtetohet edhe nga video-konferenca e një dite më parë, mes Shoqatës së Trajnerëve, Shoqatës së Futbollistëve, Shoqatës së Arbitrave dhe Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Sky Sport zbulon se në takimin e bërë është marrë një vendim që ka të bëjë me fatet e këtij sezoni, më saktë nëse do ketë skuadra që ngjiten dhe bien po u mbyll kampionati tani. Të gjithë janë “pro” diçkaje të tillë, duke hedhur poshtë opsionin që Serie A të bëhej me 22 skuadra sezonin e ardhshëm. Struktura e kampionatit mbetet e njëjtë, me 20 skuadra.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit