Kur do lejohen udhëtimet brenda Europës? Merkel iu përgjigjet gjermanëve

Çështja e lejimit të udhëtimit brenda Europës, ndërkohë që kriza e shkaktuar nga koronavirusi po lehtësohet, nuk është ende në rendin e ditës, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Merkel e bëri deklaratën pas një konference video me kryeministrat e landeve gjermane.

Kjo video konferencë ishte përqëndruar në lehtësimin e disa prej kufizimeve të vendosura në mes të marsit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Gjermania është një nga vendet me më pak viktima nga COVID-19, në raport me popullsinë.

”Muzetë, kopshtet zoologjike dhe ekspozitat në të gjithë Gjermaninë do të rihapen, së bashku me shkollat fillore në shtetin më të populluar të West Rhine Westphalisë”, shtoi kancelarja.

Më Shumë

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit