5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Largimi

Poezi nga Enesa Mahmi? / (përktheu Nikollë Berishaj)

Kur u largova, mëngjesi ishte i mjegullt.
Fytyrat e zbehta nga pagjumësia
U zvarrita drejt zyrave, shkollave, bankave
Macet mjaullinin përmbi kulme
Plaku i kërrusur mblidhte gjethet.
Asgjë nuk mund ta prishte atë rregull të amshueshëm
Dhe nuk mund ta zgjonte masën e përkundur,
E unë ecja si të ishte e mundur.

Eca gjatë:
Maskat dhe kurthet
Dhe shputat e lënduara.
Dheu i mësuar në rrapëllimën e sunduesve
Nuk e duronte hapin e butë.
Fantazmat e së kaluarës më mbysnin me duar të vrazhda.
Më beso
Ishin gjithfarësh.
Ishin naive që lakuriqeshin tepër
Ironizonin veten se nuk mund ta pranonin.
Ishin idiote, inatçore, perverse
E më së shumti ishin të vetmuara
Duhej të përshtatesha, të bija ujdi, ta kërrusja kurrizin, ta humbja formën.
Zëri nga radioja përsëriste:
Populli. Vullneti i popullit. Individi. Fuqia.
Fjalët rrëzoheshin si zogj të cofur.

Shkova aq larg
Nën këtë qiell të dëshpëruar
Derisa qenia ime klithi: Shtëpia!

Më Shumë

Gërxhaliu paralajmëron rritje zinxhirore të çmimeve: Shtrenjtimi i naftës mund të thellojë inflacionin në Kosovë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu,  ka paralajmëruar se rritja e çmimit të derivateve të naftës pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë...

Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste të Final 4 në Ligën Unike të meshkujve

Pas përfundimit të garave të rregullave janë përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën Unike të Meshkujve. Nga Grupi A më herët janë kualifikuar Besëlidhja dhe...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit