3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Largohet afati i prillit?

UP-rektoratiProfesorë e punëtorë administrativë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë paralajmëruar largimin e afateve shtesë, afate të cilat nuk janë të parapara me Statutin e UP-së mirëpo janë mbajtur për disa vite me radhë si rezultat i kërkesave të studentëve.

Shefi i Departamentit të Sociologjisë, në Fakultetin Filozofik, Shemsi Krasniqi, ka thënë për Indeksonline se është ende në diskutim se a do të ketë edhe këtë vit afate të parregullta. “Afatet shtesë të provimeve kanë çrregulluar procesin mësimorë, duke pasur parasysh që UP-ja nuk ka kapacitet të organizojë kaq shumë afate të provimeve”, ka thënë Krasniqi.
Indeksonline ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarët përgjegjës të Rektoratit për këtë çështje. mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Sipas Statutit të Universitetit të Prishtinës, ky institucion ka për detyrë që të organizojë tri afate të rregullta, pra atë të Janarit, Qershorit dhe të Shtatorit. Mirëpo Statuti kërkon edhe diçka tjetër, gjë e cila shumë shpesh harrohet të theksohet nga profesorët dhe zyrtarët e UP-së.

Në nenin 108, të këtij statuti thuhet: 1. Për përcaktimin e suksesit akademik do të aplikohen këto metoda: Provimi, Kolokviumi, Punimi seminarik, Praktika profesionale, Testi praktik gjatë ushtrimeve, Interpretimi dhe prezantimi i krijimtarisë artistike dhe i punëve të tjera.

Pra statuti kërkon që studentët të vlerësohet në mënyrë periodike e jo vetëm me një provim në një afat të caktuar.
Studentët kërkojnë zbatimin e Nenit 108

Parlamenti Studentor dhe disa organizatat studentore kanë kundërshtuar ashpër heqjen e këtyre afateve, ku disa prej tyre kanë paralajmëruar edhe organizime nëse kjo do të ndodhë.

“Parlamenti Studentor si institucioni suprem i përfaqësimit studentor me shtatë sentorët studentë që i përfaqësojnë studentët në Senatin e Universitetit të Prishtinës do të kërkojnë ashtu siq kanë kërkuar çdo herë afatet shtesë për studentët e UP-së si afati i Prillit edhe afati i Tetorit. Ne konsiderojmë se afatet shtesë të cilët nuk janë të parapara me statutin e UP-së nuk e pengojnë mbajtjen me rregull të procesit mësimor ashtu siç pretendojnë disa nga stafi akademik por ato ndihmojnë më tepër studentin ku edhe e ngrisin cilësinë e studimeve në UP. Ne nuk kemi marrë pjesë në asnjë diskutim lidhur me heqjen e këtyre afateve, ndoshta nuk kanë ftuar sepse ata kanë njohuri se ne do i kundërshtojmë fuqishëm heqjen e këtyre afateve shtesë për të mirën e studentëve të UP-së”, ka deklaruar ky institucion për Indeksonline.

Parlamenti Studentor ka thënë se ata janë duke e bërë monitorimin e procesit mësimorë në UP, sepse sipas tyre shumë shpesh vlerësimi i profesorëve është i padrejtë.

”Sa i përket mos respektimit të nenit 108 të statuti të UP-së ne jemi duke bërë një monitorim të procesit mësimor ku në fund do të bëjmë edhe një anketim me studentët e UP-së dhe do të dalim me emra të profesorëve që vlerësimin e studentëve e bëjnë në mënyrë të padrejtë duke mos respektuar këtë nenë ku do të kërkojmë nga Këshilli Drejtues dhe menagjmenti i ri që priten së shpejti të emërohen të marrin masa disiplinore ndaj stafit akademi ku notimin e studentëve e bëjnë sipas mënyrave të përcaktuar nga vetë ata dhe jo sipas mënyrave të përshkruara me statutin e Universitetit të Prishtinës”, deklarojnë përfaqësues të Parlamentit.

Edhe Lëvizja Studentore, Studim Kritikë Veprim, është deklaruar kundër heqjes së afatit shtesë përderisa nuk respektohet Neni 108 i Statutit të UP-së.

“Përderisa nuk ka vlerësim periodik në shumicën e lëndëve, është e paarsyeshme heqja e afateve shtesë të provimeve. Pra Universiteti e ka për obligim që së pari të respektojë metodat e vlerësimit të cilat janë të përcaktuara me Statut e pastaj nëse një gjë e tillë realizohet pajtohemi të mbahen vetëm tre afate të provimeve. Ne kërkojmë që afati i prillit të mbahet për të gjitha lëndët në të cilat nuk janë përdorur këto metoda të vlerësimit të përcaktuara me statut”, ka thënë Durim Jasharaj nga kjo Lëvizje. Sipas tij nëse profesorët vazhdojnë të shkelin këtë nen atëherë ata do të jenë të gatshëm ta kundërshtojnë këtë padrejtësi me të gjitha format e mundshme të organizimit.

Mendim të ngjashëm lidhur me këtë çështje ndanë edhe Klubi Politik i Studentëve. Sipas Fitim Salihut nga ky klub, është e pakuptimtë heqja e këtyre afateve përderisa në UP vazhdon të shkelet neni 108. “KPS mendon që heqja e afateve shtesë nuk është në rregull, marrë parasysh që ato lehtësojnë vlerësimin më të drejtë të studentëve. Kjo është shkelje e vetë statutit të UP-së, nenit 108, sidomos në rastin e atyre lëndëve që nuk u nënshtrohen kolokviumeve, por vetëm provimeve të rregullta. Ne i bëjmë thirrje publike senatit të mos e largojë afatin e prillit dhe afatet e tjera lehtësuese, në të kundërt studentët do të ri mobilizohen sa herë që shkelen të drejtat tona”, tha Salihu për Indeksonline.

Edhe Roland Sylejmani nga Grupi i Pavarur Studentor është shprehur i pakënaqur me mënyrën e vlerësimit të studentëve në UP.

“Mendoj se duhet të krijohet një mekanizëm i cili do të kishe monitoruar metodologjinë dhe mënyrën e vlerësimit të studentëve. Gjithashtu do të ishte e udhës që vetë studentët të bëheshin më të zëshëm në lidhje me parregullsitë që mund të kenë në vlerësim”, tha Sylejmani. Por sipas tij çdo lloj afati i provimeve që shkel statutin e UP-së nuk duhet të mbahet, sepse konsideron që afatet e rregullta janë mëse të mjaftueshme për një student të përkushtuar.

Po ashtu në Fakultetin Filozofik sot është përpiluar një peticion nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit Filozofik, me anë të të cilit, ata kërkojnë mbajtjen e provimeve në afatin e prillit. Sipas burimeve të Indeksonline, numri i studentëve të cilët i janë përgjigjur këtij peticionin është shumë i madh.
Ndryshe kohëve të fundit studentë, anëtarë të shoqërisë civile, parti politike dhe qytetarë të Kosovës po kërkojnë përmirësimin e cilësisë në Universitetin e Prishtinës

Më Shumë

Parashqevi Simakut i plotësohet dëshira, bie në kontakt me djalin

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka bërë të ditur mbi një zhvillim të fundit, ku thotë se ka komunikuar me djalin e saj. Ajo...

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor Në...

Lajmet e Fundit