Malisheva dërgon 1000 ekzemplarë veprash për bibliotekën e alfabetit në Manastir

Edhe Malisheva i bashkohet nismës së studentës nga Shkupi, znj Emira Selimi për pasurimin e bibliotekës së Manastirit me vepra.

Aksioni për dhurimin e librave në mbështetje të bibliotekës së Manastirit është organizuar nga, krijuesi letrar Mehdi Krasniqi, ku me dhjetra dhurues iu përgjigjën kërkesës për dhurim të librave nga bibliotekat personale.

Komuna e Malishevës ndihmon këtë aksion përmes sigurimit të transportit të veprave, deri në destinacionin e bibliotekës së Manastirit.

Shkrimtarë, poetë dhe qytetarë nga e tërë hapësira gjeografike shqiptare, faleminderit për përmbushjen e misionit kombëtar, që dhuruat veprat tuaj për bibliotekën e alfabetit shqip në Manastinir shqiptar.

 

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit