Latifi: Nuk isha në dijeni për ish-zyrtarin që u arrestua për ryshfet

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Komuna nuk ishte në dijeni për veprimet e ish-zyrtarit, Nysret Shala, i cili u arrestuar për “Marrje Ryshfeti”.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në një intervistë për lajmi.net ka folur për ish-shefin e Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë, Nysret Shala, i cili u arrestua nën akuza për “Marrje Ryshfeti”, se bashku me ish-zëvendësministrin Musa Cena, që vinte nga po kjo parti.

Latifi ka thënë se për çështjen në fjalë është informuar nga mediat, ndërsa ka deklaruar se Shala i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

“Siç e kam cekur në të kaluarën, unë jam informuar vetëm nga mediat për rastin në fjalë. Ky rast i përket sektorit të drejtësisë dhe drejtësia e ka dhënë fjalën, andaj nuk më takon që të komentoj në rastet që i përkasin organeve të drejtësisë, sa për informatë z. Nysret Shala i është ndërprerë marrëdhënia e punë”, ka thënë Latifi.

Më Shumë

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit