LDK anulon të gjitha aktivitetet e fushatës në Rahovec pas aksidentit tragjik

Lidhja Demokratike e Kosovës ka anuluar fushatën e paraparë për sot në Rahovec pas aksidentit tragjik në kumonukacion ku mbetën të vdekur dy të rinj nga kjo komunë.
Aksidenti ndodhi në fshatin Rugovë, ku dy të rinj nga Rahoveci, mbetën të vdekur.

Përmes një komunikate për media, LDK njofton se ka anuluar fushatën në Rahovec pas aksidentit.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec, e ka anuluar të shtunën, tubimin e planifikuar në orën 19:00, në fshatin Ratkoc, pas lajmit tragjik për vdekjen e dy të rinjve në një aksident komunikacioni në fshatin Rogovë”, thuhet në komunikatë.

“Dega e LDK-së në Rahovec, me keqardhje e mori lajmin për vdekjen e dy të rinjve në ndeshjen e komunikacionit në magjistralja Gjakovë-Prizren, ndërsa ju shpreh ngushëllime familjeve të viktimave.

Në shenjë solidariteti me familjet e viktimave, Dega e LDK-së në Rahovec i ka pezulluar të shtunën të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Zyra për Informim e LDK’së./Express/

 

 

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit