15 C
Prizren
E diel, 23 Mars, 2025

LDK dhe Vetëvendosje! kundër koalicionit me PDK-në

FlorinKrasniqi-XhaferTahiriPas shpërbërjes së kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë thënë se e mohojnë absolutisht ndonjë mundësi për koalicion me PDK-në. Nëse ndodhë ashtu deputetët, Florin Krasniqi (VV) edhe Xhafer Tahiri (LDK) kanë premtuar se do të braktisin partitë e tyre.

Deputetët Florin Krasniqi nga Vetëvendosje dhe XhaferTahiri nga LDK kanë akuzuar njëri tjetrin për afërsi me PDK-në.

Kështu, ata kanë bartur debatin e zhvilluar gjatë seancës së sotshme në Kuvend, për flirtin me Qeverinë Thaçi në studion e emisionit “Info Magazine” në Klan Kosova.

Madje, Krasniqi ka thënë se mocioni i mosbesimit i LDK-së ka qenë nga vetë PDK-ja.

“Ne nuk kemi një program të përbashkët me LDK-në. LDK mendon se duhet të shkarkohet Parlamenti. Ne mendojmë se duhet shkarkuar Qeveria. Ne mendojmë se e kemi argumentuar shumë mirë faktin që duhet të shkarkohet Qeveria, nga dita e parë”, tha ai.

“Kjo ka treguar se PDK dhe LDK kanë punuar bashkë në këtë drejtim. Ne do ta mbështesnim mocionin e LDK-së, por ai ka qenë i PDK-së. Kush e ka shkruar këtë mocion?”, tha Krasniqi, transmeton Lajmi.net.

“Momentin kur Vetëvendosja do të bëhet pjesë e qeverisjes me PDK-në, Florin Krasniqi do të jep dorëheqje”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Xhafer Tahiri ka thënë se qëllimi i LDK-së është arritur sot, me shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje parlamentare në mes qershorin e këtij viti.

“As opozita nuk i ka pasur numrat që ta shkarkojë Qeverinë e Kosovës. Për LDK-në çdo minutë i qeverisjes së Thaçit ka qenë i tepërt”, tha ai.

“LDK si parti udhëheqëse opozitare ka zgjedhur këtë mekanizëm për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje në qershor”, tha Tahiri.

“Kjo është e arritur e gjithë opozitës, sepse ne kemi shkurtuar mandatin. Nuk na duhet një Kuvend i cili është përdorur çdo ditë nga zoti Thaçi i cili çdo ditë ka punuar për të legjitimuar veprimet e veta”, tha ai.

“Nuk ka të bëjë me ndonjë koalicion midis PDK-së dhe VV-së. Absolutisht, Xhafer Tahiri nuk do të jetë pjesë e një koalicioni të LDK-së me PDK-në”, tha deputeti i LDK-së.

“PDK duhet të shkojë në opozitë, duhet t’i lajë gjynahet e këtij mandate, duhet ky vend përfundimisht t’i kthehet normalitetit”, ka thënë Tahiri i në “InfoMagazine”.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet ndaj Borës

Bashkimi siguron një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj Borës me rezultat 79:88 (22:29, 10:16, 29:15, 18:28) në javën e 25-të të ProCredit Superligës. Çereku...

Hidroregjioni Jugor promovon ndërgjegjësimin për ujin në Ditën Botërore

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, KRU "Hidroregjioni Jugor" Sh.A. në Prizren organizoi një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërgjegjësuese për rëndësinë e ujit...

Lajmet e Fundit