4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

LDK: Eqrem Kryeziu nuk është shkarkuar

EqremKryeziu-ldk(E plotësuar) Lidhja Demokratike e Kosovës, në një komunikatë për media, ka hedhur poshtë raportimet në disa media të cilat pohonin se gjatë ditës është shkarkuar Eqrem Kryeziu dhe Dega e LDK-së në Prizren, pas një takimi të mbajtur në Prishtinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të bëjë me dije se lajmi për shkarkimin e kryetarit dhe të Kryesisë së Degës së LDK’së në Prizren është plotësisht i pavërtetë dhe tendencioz”.

“LDK njofton anëtarët, simpatizantët dhe gjithë opinionin se nuk ka ndodhur asnjë shkarkim dhe se shkarkimet arbitrare nuk janë dhe nuk do të jenë asnjëherë mjet i LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK ka njoftuar se gjatë ditës, lideri i saj Isa Mustafa është takuar me drejtuesit e Degës së Prizrenit dhe së bashku kanë vendosur bëjnë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme.

“Është marrë vendim që të themelohet Shtabi i Degës, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit e Degës dhe do të ndihmohet nga nënkryetari Haki Rugova dhe anëtarët e Kryesisë, z. Anton Quni e z. Naser Osmani, ndërsa do të kryesohet nga z. Hanefi Muharremi.”

“Kjo praktikë po aplikohet edhe në degët e tjera, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për zgjedhjet e përgjithshme.”

“Kryetari Mustafa i ka dhënë mbështetje të plotë drejtuesve të Degës së Prizrenit dhe ka kërkuar që të punojnë fort, për ta ndihmuar dhe forcuar fitoren e sigurt të LDK’së në Zgjedhjet e përgjithshme”, thuhet në komunikatën e LDK-së. /PrizrenPress.com/

“Shkarkohet” Eqa, Dega e LDK-së me trup koordinues!

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me Kryesinë e Degës së LDK-së nga Prizreni prej të cilëve ka marrë mendime të ndryshme për zhvillimet politike në këtë Degë.
Në fakt pas humbjes së Eqrem Kryeziut në garën për kryetar të Prizrenit, Brenda Degës së LDK-së u zgjua një revolt e brendshme kundër Eqrem Kryeziut duke e akuzuar atë si fajtor kryesor për këtë humbje. Aktivistë të kësaj dege, ndër më të zëshmit Aziz Hodaj e deputeti Xhavit Ukaj kanë inicuar mbledhjen e nënshkrimeve të delegatëve të Degës në Prizren për të thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm të Degës për ndryshime në kreun e partisë në këtë qytet.

Takimi mbajtur në ora 16 në selinë e LDK-së në Prishtinë, është përshkuar nga një debat I nxehtë e herë herë edhe me tensione të larta.

Burime të gazetës “Botapress” bëjnë të ditur se një “dialog” I ashpër është zhvilluar sidomos në mes të Eqrem Kryeziut e Aziz Hodajt. Kryeziu për më shumë se 15 minuta në fjalën e tij e ka akuzuar Hodajn për përpjekje “puçiste” brenda Degës së LDK-së si dhe për takime të fshehta me njerëz të PDK-së, Nijazi Kryeziun e Kadri Veselin. Hodaj e ka përgenjështruar Eqrem Kryeziun por e ka bërë përgjegjës kryesor për humbjen në Prizren.

Pas gjithë këtij debati, palët janë pajtuar që të formohet një këshill koordinues nga Kryesia Qendrore në përbërje prej Haki Rugovës, Naser Osmanit e Anton Qunit. Gjitthashtu në këtë takim është caktuar Hanefi Muharremi për koordinator të aktivitetit me këshillin koordinues deri në zgjedhjen e një ekipi ekzkekutiv të Degës deri në mbajtjen e Kuvendit të rregullt zgjedhor që parashihet të mbahet në kohën e rregullt të mbajtjes së kuvendeve zgjedhore të LDK-së. Ky ekip ekzkekutiv pritet të zgjidhet në një afat kohor prej dy javësh.

“Praktikisht Eqrem Kryeziu nuk është më kryetar I Degës së LDK-së ndërkaq e gjitëh kryesia e Degës ëshë e shkarkuar” ka bërë të ditur burimi për “Botapress”.

Më Shumë

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

143 vjet nga beteja më e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot 143-vjetorin e Betejës së Shtimes dhe Slivovës. Kjo konsiderohet si beteja më e rëndësishme që zhvilloi ushtria e Lidhjes Shqiptare...

Lajmet e Fundit