LDK insiston për pozitën e presidentit: Duam që ky zotim të vendoset

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli është shprehur optimist për krijimin e koalicionit qeverisës me Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse negociatat mes palëve kanë ngecur.

Avdyli tha se njëra nga çështjet që kanë mbetur pa u zgjidhur është edhe ajo e presidentit, për çka në këtë pikë Vetëvendosje kërkon një zotim për bashkëpunimin e ardhshëm.

“LDK është e interesuar që ky mandat të jetë 4-vjeçar, dhe në kuadër të mandatit të qeverisë në ardhje 4-vjeçar që do të krijohet janë edhe pozita e presidentit. Nuk duam të futemi në qeveri, e cila do të zgjatë deri në pranverën e viti 2021 dhe atëherë ne si parti të shkojmë të ndarë para kësaj sfide”, ka nënvizuar Avdyli.

“LDK për punën e presidentit po kërkon një zotim, i cili është vetëm zotim për një bashkëpunim të ardhshëm LDK-Vetëvendosje, nuk është që e kemi të sigurt apo e kemi mundësinë që vetëm kjo marrëveshje jonë ta zgjedhë presidentin. Duam që ky zotim të vendoset dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë me pikat e ardhshme siç është qeveria… Më shumë ka rëndësi zotimi jo vetëm me letër, edhe me gojë, por edhe me mirëbesim”, tha Avdyli.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Lajmet e Fundit