Ja kur intervistohet Zafir Berisha nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së , Zafir Berisha ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai, pritet të intervistohet me 21 janar të vitit 2020.

Berisha e ka konfirmuar këtë datë të intervistimit në Hagë.

“Me 21 janar do të paraqitem në Hagë”, konfirmon Berisha, për “PrizrenPress” .

Zafir Berisha, në cilësinë e deputetit, ka qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale.
Ai vazhdimisht ka akuzuar presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin dhe deputët të cilët në atë kohë votuan themelimin e kësaj gjykate

Sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si loti.

“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mira qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit