16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

LDK-ja, Haskukës: Mos e politizo arsimin!

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren ka reaguar rreth gjendjes në arsim në këtë qytet.

Sipas këtij subjekti politik arsimi në Prizren është politizuar.

Komunikata e LDK-së

Dega e LDK-së në Prizren është jashtëzakonisht e shqetësuar me ndërhyrjet politike të Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, ndaj drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në pozitat udhëheqëse, si dhe për emërimin pa konkurs e pa asnjë kriter të disa mësimdhënësve tjerë, bazuar vetëm në afërsinë e tyre politike me partinë në pushtet, Vetëvendosjen.

Për LDK-në është e papranueshme ndërhyrja vullgare e kreut të komunës në menaxhmentin e shkollave duke larguar në mënyrë selektive drejtorët në prag të fillimit të vitit shkollor

Me metodën ‘të çkapim që të kapim” nuk mund të bëhet kurrë depolitizimi i arsimit, gjë të cilen e kishte premtuar aq shumë Vetëvendosja në Prizren.

Nga ana tjetër jemi të shqetësuar edhe më shumë me mos respektimin e procedurave ligjore nga DKA e që sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar, udhëzimit administrativ 15/19, në të cilin parashihet shpallja e konkursit 3 muaj para skadimit të kontratës ose të vazhdimit të kontratës, bazuar në performancën e treguar të menaxherëve të shkollave.

Gjendja rëndohet edhe më shumë po ta kemi parasysh që ky vit shkollor do të nisi nën problemet dhe vështirësitë që po i sjellë pandemia Covid-19.

Menaxhmenti i shkollave duhet të jetë i përgatitur ta menaxhoj mirë situatën e re dhe konsiderojmë që këtë asesi nuk mund ta bëjnë personat e emëruar ad-hoc dhe që për kriter të vetëm të plotësuar kanë militantizmin politik.

LDK në Prizren, me këtë rast dënon shkeljet e njëpasnjëshme ligjore me vendimet arbitrare që i merr, madje jo vet kryetari Haskuka, por njerëz të kabinetit të tij që vendosin për të, dhe i bëjmë thirrje që të mos luaj me fatin e nxënësve të shkollave të Prizrenit të cilët meritojnë kujdes e përgatitje maksimale për fillimin e këtij viti që duket se do të jetë i vështirë dhe i pazakonshëm si rezultat i pamdemisë.

Mbani larg duart nga shkollat, mos e politizoni edhe më tej arsimin, por përmbushini obligimet ligjore e morale ndaj shkollave, menaxhmentit të tyre, mësimdhënësve dhe nxënësve të Prizrenit.

 

Më Shumë

Pa ujë çdo ditë nga ora 16:00 deri 23:00 në Malishevë – deri në vendosjen e pompave të reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se për shkak të mosfurnizimit të rregullt me ujë në disa zona...

Prizreni drejt Ligës së Parë – pret Vllazninë e Pozheranit në ‘Përparim Thaçi’

Prizreni është në formë të lartë dhe po ecën me hapa të sigurt drejt ngjitjes në Ligën e Parë. Pas një fitoreje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit