LDK-ja ia kalon PDK-së për një komunë

PDK, AKR.LDKNë bazë të rezultateve pothuaj të qindpërqindta të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në shtatë komuna, kurse Partia Demokratike e Kosovës në pesë. Nëse llogariten edhe rundi i parë, del se LDK-ja në garën për kryetarë të komunave ka fituar në 10 komuna të vendit, kurse PDK-ja në nëntë sish.

Por, ç’është edhe më keq për PDK-në, pos Prizrenit, ajo ka humbur komunat e mëdha si Peja, Gjilani, Ferizaj dhe Mitrovica, kështu që PDK-së nuk i ka mbetur për tu mburrur me këto zgjedhje. Ajo ka humbur edhe në Malishevë, Lipjan, kurse ka fituar në Klinë dhe Rahovec, transmeton Koha.

AAK-ja, ndërkaq, e ka humbur Pejën, Suharekën dhe Rahoveci, me të cilat ka udhëhequr në mandatin e kaluar, ndërsa e ka fituar Obiliqin.

AKR-ja për herë të parë ka fituar dy kryetarë të komunave, në Gjakovë dhe Mitrovicë, por shumë analistë mendojnë se të paktën fitorja në Gjakovë është meritë e vet kandidates së saj Mimoza Kusari-Lila, e cila tashi edhe zyrtarisht do të jetë gruaja e parë në krye të një komune.

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit