Zannier mirëpret votimin paqësor dhe të rregullt

LambertoZannierSekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Lamberto Zannier, e ka mirëpritur votimin paqësor dhe të rregullt në zgjedhjet komunale në Kosovë, si një “hap të rëndësishëm drejt besimit dhe sigurisë”.

Këto komente ai i bëri pas mbylljes së votimeve në rundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën dje, ndërsa OSBE-ja i ka lehtësuar zgjedhjet në katër komuna veriore të Kosovës, në linjë me marrëveshjen e Brukselit, ka njoftuar OSBE-ja, me seli në Vjenë.

“Ky paraqet moment shumë të rëndësishëm në procesin kompleks, duke ndërtuar besim dhe duke hapur perspektiva për stabilitetin dhe për të ardhme prosperuese për popullin e këtij rajoni”, tha zoti Zannier, dhe ka shtuar se “kjo ka dëshmuar se Marrëveshja e 19 prillit e arritur nga Beogradi e Prishtina, dhe me sukses e ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, po fillon të japë rezultate”.

Mëtutje, ai ka theksuar se OSBE-ja “mbetet e gatashme për tu angazhuar në mbështetje të këtij dialogu të rëndësishëm, i udhëhequr nga BE-ja dhe në implementimin e tij”.

Shefi i OSBE-së, Lamberto Zannier, ka shfaqur kënaqësi për angazhimin konstruktiv nga të gjitha palët, gjatë negociatat komplekse dhe intensive për modalitetet e zgjedhjeve dhe e ka falënderuar policinë e Kosovës, misionin EULEX dhe KFOR-in, për krijimin e ambientit të sigurtë për zgjedhje në pjesën veriore të Kosovës.

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit