24.5 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

LDK-ja, marionetë e Thaçit dhe Veselit

Koalicioni qeverisës do t’i kushtojë rëndë Lidhjes Demokratike, sepse votuesit nuk e harrojnë lehtë të kaluarën, akuzat për krime ndaj SHIK-ut, në prehrin e të cilit u ul kryeministri Isa Mustafa

Sipas vlerësimit të deputetëve të subjekteve të ndryshme politike, pozitë-opozitë, dhe analistëve, për një vit e gjysmë të bashkëqeverisjes në koalicionin PDK-LDK në subjektin e themeluar nga presidenti historik, Ibrahim Rugova, po zhduket gjithçka që është trashëguar deri më tani si frymë rugoviste.

Po arrihet qëllimi strategjik i PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, për shkatërrimin gradual të LDK-së, duke e shndërruar këtë në një parti satelite për realizimin e interesave të krerëve të SHIKut dhe përmbylljen e disa proceseve kundër interesave të shtetit.

Koalicioni PDK-LDK vlerësohet të jetë bërë një “korporatë” e zgjeruar e biznesit kriminal, nga e cila përfitojnë kryesisht SHIK-u dhe strukturat kriminale, ku hajnitë e PDK-së nuk luftohen as nuk “shihen” nga LDK-ja. Se kjo “martesë” është në dëm të LDK-së dhe në funksion të ruajtjes së qeverisjes së kriminalizuar të PDK-së e thonë edhe deputetët të LDK-së që e kundërshtuan në fillim këtë lidhje të panatyrshme.

“LDK po bashkëqeveris me PDK-në, në kuadër të së cilës janë strukturat kriminale të SHIK-ut dhe kjo ishte edhe arsyeja, për të cilën unë nuk e votova këtë qeveri. LDK-ja nuk bën dhe nuk guxon në asnjë situatë t’i konsiderojë strukturat kriminale të SHIK-ut partnere në qeverisje”, u shpreh ai…/kosova sot/

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Lajmet e Fundit