14.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

LDK-ja në Prizren akuzon Haskukën për fshehje të korrupsionit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është bërë cak i akuzave nga ish-partneri i qeverisjes, LDK.

Ky subjekt politik dyshon se qeverisja e Haskukës përmes mostransparencës po e fsheh korrupsionin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Raporti i auditorit ka gjetur shkelje në Drejtorinë e Kulturës, për të cilat përgjegjësia më e madhe është e kryetarit të Komunës, i cili edhe përkundër kritikave të shoqërisë civile ka lejuar që me këtë drejtori të udhëheq një person i dënuar me aktvendim gjyqësor për falsifikim dokumentesh”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren,transmeton “PrizrenPress”

LDK thotë se subvencionimi i OJQ-ve, sipas raportit të auditorit është përcjell me parregullsi.

Komunikata e plotë

Raporti i auditorit ka gjetur shkelje në Drejtorinë e Kulturës, shkelje për të cilat përgjegjësia më e madhe është e kryetarit të Komunës, i cili, edhe përkundër kritikave të Shoqërisë civile ka lejuar që me këtë drejtori të udhëheq një person i denuar me aktvendim gjyqësor për falsifikim dokumentesh.

Subvencionimi i OJQ-ve sipas raportit të auditorit është përcjellur me këto parregullsi:

“Mungesa e përfshirjes së kritereve minimale në shpalljen publike rezulton me diskriminimin e të interesuarve dhe kufizim të konkurrencës. Përzgjedhja e përfitueseve, pa i plotësuar kriteret e vendosura në shpalljen publike ka reflektuar trajtim jo të barabartë të aplikuesve dhe komuna rrezikon financimin e përfituesve të papërgjegjshëm, përmes fondeve publike”.

Përtej diskriminimit, kufizimit të konkurrencës, përzgjedhjes së përfituesve pa i ploëtsuar kriteret që reflekton në trajtim të jobarabartë ka edhe një fakt interesant që nuk e përmend auditori. Ka mungesë të transprencës për shumat e ndara për OJQ-të, mungese kjo përbrenda së cilës ka dyshime të bazuara se ka edhe korrupsion e nepotizëm.

Ndarja e fondeve për “vellëzër motra e miq” të zyrtarëve komunal kulmon me ndarjen e mjeteve për Organziatën e ish drejtorit, secalin vit duke e rritur shumën.

Asnjëherë nuk u bë publike as shuma që iu nda “Old tajjmerave” Organziatë kjo e ish drejtorit të Kulturës.

Ndarja e mjeteve për një OJQ për organizimin e Zambakut duke i diskriminuar ne kuptimin e plote të fjalës Organziatat tjera dhe sidomos SHKA “Agimi” është shkelje e rëndë, të cilën e ka gjetur edhe auditori, por fakt interresant është edhe mosbpublikimi i shumës që i ndahet kësaj Organziate dhe jo vetëm kësaj.

“Zambaku i Prizrenit” u shëndrrua në Festival të këngës së lehtë, nga Festivali i këngës së vjetër qytetare”.

Dega e LDk-së shpreh dyshimet e hapura se në këtë mungesë trasnprence fshihet korrupsioni e nepotizmi.

Dega e LDK-së në Prizren beson se Prokuoria qysh vitin e kaluar i ka hetuar shqetësimet e komunitetit kulturor pikërisht të cilat janë rekomandime të auditorit, dhe gjithashtu beson se do te vazhdoje me hetim te këtyre politikave diskriminuese.

Më Shumë

Anulohet gjykimi për vrasjen me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, është anuluar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e M.K., Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, për...

Peja vazhdon me fitore, triumfon kundër Bashkimit

Peja ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në elitë, duke mundur kësaj radhe, Bashkimin me rezultat 95:79 (33:14, 14:25, 25:25, 23:15), sfidë kjo e...

Lajmet e Fundit