Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilin nga dy kandidatët për kryetar të komunës do të mbështesë në balotazhin e 9 nëntorit.
Kandidatët që do të përballen në raundin e dytë janë Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/791617827043524
Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka konfirmuar për “QendraPress” se partia ka marrë ftesa nga të dy subjektet politike dhe se aktualisht janë duke shqyrtuar ofertat e tyre.
“Tani ne si kryesi jemi duke shqyrtuar këto oferta dhe padyshim se më së largu brenda tri ditësh do ta publikojmë mbështetjen tonë se cilin kandidatë do ta mbështesim”, tregoi Selmanaj./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

