8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

LDK-ja i përgjigjet ftesës së Zafir Berishës për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’

Ftesës së deputeti të Nismës, Zafir Berisha, drejtuar dy partive opozitare, “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, për ta t’i bërë votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, i është përgjigjur LDK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i përdorë të gjitha veprimet demokratike për rrëzimin e kësaj Qeverie.

Madje Hoti ka thënë se është në interes të vendit që sa më parë të dalë koalicioni dhe kryeministri të japin vetë dorëheqje, të mos presin.

“Është në interes të vendit që sa më parë vetë publikisht koalicioni dhe vetë kryeministri të japin dorëheqje, mos ta presin rrëzimin e Qeverisë, sepse sot nuk i kanë 61 vota në Kuvend të Kosovës dhe kështu nuk funksionon Kuvendi… Do t’i përdorim të gjitha veprimet demokratike për të mos lejuar që të qeveriset vendi kështu”, ka thënë ai për “Zërin”.

Sipas Hotit, kjo Qeveri qysh në fillim ka filluar duke u shkelur rregulloret, duke u shkelur Kushtetutën dhe është pa asnjë program të qartë. “Kemi për ta siguruar rrugën pro evropiane që ne e kemi nisur me Qeverinë e kaluar bashkë me partnerët tanë”, theksoi Hoti.

Më Shumë

Bashkimi e mbyll me fitore sezonin e rregullt

Bashkimi e ka përfunduar me fitore sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Borën me rezultat 96:70, raporton PrizrenPress. Në një...

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Lajmet e Fundit