16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

LDK-ja thotë se ka Jacobsonin garantuese për postin e kryeministrit

Mustafa-JacobsonPartnerët e koalicionit, LDK dhe PDK, pas arritjes së marrëveshjes për koalicion kanë nisur punën për ndarjen e posteve ministrore. Për këtë qëllim janë krijuar edhe grupet teknike, të cilat në ditët në vijim do të finalizojnë marrëveshjen, shkruan Koha Ditore.

Sa i përket ndarjes së resorëve nga 8 ministri do t’u takojnë LDK-së e PDK-së, kurse 3 të tjerat janë të rezervuara për komunitetet joshumicë.

Me gjithë deklarimin e LDK-së se posti i kryeministrit i takon kësaj partie, Hashim Thaçi për asnjë moment nuk ka pranuar se ka hequr dorë prej kësaj pozite. Ai ka insistuar se janë grupet punuese që do t’i ndajnë përgjegjësitë. Por zyrtarë të LDK-së thonë se garantuese e kanë ambasadoren amerikane.

“Posti i kryeministrit do t’i takojë LDK-së dhe për këtë garantuese është presidentja dhe ambasadorja amerikane, Jacobson”, ka thënë anëtari i kësaj partie, Bajram Gecaj.

Sa u përket resorëve qeveritarë që koalicionit i takojnë 80 për qind e ministrive, ato do të ndahen përgjysmë. Sipas kësaj formule, të dy partitë do të udhëheqin nga 8 ministri. Ndërkaq tri ministri të tjera u takojnë komuniteteve joshumicë.

“Kemi nisur konsultat dhe besoj se javën e ardhshme këto gjëra do të definohen”, ka shtuar Gecaj.

Më Shumë

Në Gjonaj të Hasit sonte nisi edicioni i 36-të i Festivalit “Hasi Jehon”

Nata e parë i kushtohet SHKA “Malësori”, nikoqire e festivalit, që këtë vit feston 50 vjetorin e themelimit. Në hapje mori pjesë edhe kryeministri në...

I moshuari që u gjet i djegur në veturë është babai i prokurorit Gashi në Prizren

Gjatë ditës së sotme, një 82 vjeçar është gjetur i vdekur në veturën e tij e cila ishte përfshirë nga flakët në fshatin Leshan...

Lajmet e Fundit