11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

LDK në ditë të vështira

Isa mustafaaaVjosa Osmani, Alma Lama, Kujtim Shala, janë të paktën tre deputetët e LDK-së të cilët nuk do të votojnë çfarëdo kandidati të LDK-së për kryeministër pas koalicionit me PDK-në. Lista e deputetëve të pakënaqur të LDK-së me koalicionin e arritur në mes të Hashim Thaçit e Isa Mustafës, në zyrat e presidentes Atifete Jahjaga me prezencën e ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, megjithatë pretendohet të jetë më e gjatë.

Aty hynë edhe Adem Salihu e Arben Gashi. Ndërkohë komunikimi i zakonshëm i Isa Mustafës në rrjetin social facebook të enjten ishte më ndryshe, meqë komentet negative ishin ato që kishin pushtuar faqen e tij zyrtare. Nuk ishin të pakta komentet që e cilësonin veprimin e LDK-së si vdekje politike për këtë subjekt, dhe si tradhti ndaj elektoratit të saj, i cili vazhdimisht ka kërkuar që kjo parti të mos bashkohet me PDK-në.

Madje elektorati i dëshpëruar i LDK-se, ka krijuar edhe një faqe në këtë rrjet “Të gjithë kundër Isa Mustafës, Kryeministër”, për të kundërshtuar me çdo kusht vendimin e Këshillit të Përgjithshëm i cili edhe i dha dritën jeshile këtij koalicioni/tribuna/

Më Shumë

Drini i Bardhë përballet sot me Flamurtarin në Prishtinë

Drini i Bardhë zhvillon sot ndeshjen e radhës në Ligën e Dytë të Kosovës, ku përballet në transfertë me Flamurtari. Takimi do të luhet në...

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë...

Lajmet e Fundit