LDK në Prizren:Rigjykimi i Mujës, lajm i mirë për keqpërdoruesit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) n? Prizren e ka quajtur skandaloze rigjykimin e Ramadan Mujës. Sipas këtij subjekti politik, me këtë vendim më të shqetësuar janë qytetarët e Prizrenit.

“Kthimi në Rigjykim, i çështjes Muja, paraqet inkurajim i keqbërësve për të vazhduar me keqqeverisje, për të vazhduar me keqpërdorimin e parasë e pronës publike”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.

“ Ky vendim është edhe denigrim e institucioneve t? pavarura të shtetit të brishtë të Republikës së Kosovës”.

“Në rrethanat kur, çdo gjë ishte e argumentuar, me fakte te pakontestueshme, keqpërdorimi që kishte bërë Muja me kompani, konsiderohej bile se ishte një dënim shumë i butë krahasuar me keqpërdorimin që kishte bërë, sidoqoftë, ishte një dënim juridikisht i argumentuar!”

“Por, “drejtesia” e korruptuar , përveç q? është shumë e vonuar, morri një vendim dëshpërues per te ardhmen e Prizrenit. Ky vendim është edhe me dëshpërues p?r Kosovën, sepse me një “drejtësi” të tillë të ndikuar politikisht kurrë nuk do të ketë institucione publike të pakorruptuara!

“Prandaj, LDK, dega në Prizren, shfaq indinjatën dhe kundërshton një praktikë të tillë të “vënies se drejtësisë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit