7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

LDK në Zhur: Bedri Hoxhaj, dezertor në luftë, keqpërdorues në paqe

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Zhur, është kundërpërgjigjur ndaj reagimit të kryetarit të Degës së PDK-së,Bedri Hoxhaj.

“Fjalor i rrenave, shpifjeve dhe shantazheve është ideologji e lëvizjeve ilegale, pjesë e se cilës ka qenë vetë Hoxhaj”, thuhet në reagimin e LDK-së në Zhur.

“Çka pret nga nje “lider partiak”, lokal-dezertor i luftës së UÇK-së, me vendim të plotfuqishëm të shkallës parë dhe të dytë të Gjykatës -për keqpërdorim të detyrës zyrtare pikërisht për manipulimet e bëra rreth çështjes së ujit të pijes në Zhur dhe për këtë nga struktura sunduese komunale gradohet me detyrën e drejtorit të shkollës”.

“ I vogël është truri i këtij soji të jep vlerësime intelektuale për degën e LDK-së në Zhur”.

“Të gjitha ato të arritura të cilat ia vesh vetëvetës në kudërragim z.Hoxhaj janë pjellë e kontributit të qeverisjes së mirë e të ndershme
të LDK 2000-2007 dhe angazhimit të kryetarit aktual të deges së LDK-së  Zhur, z.Nijazi Ademaj”.

“Ndërkaq e vetmja e arritur nëse mund ta quajm është marrja në mbikëqyrje dhe menaxhim nga Hidroregjioni në Prizren-ujësjellësin e Zhurit., pas shum keqpërdorimeve të bëra nga inkasomi i mjeteve nga qytetetarët zhurjanë “/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit