1.4 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

LDK njofton se edhe Anton Quni është zyrtarisht kandidat për kryetar të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se edhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar.

Deri tani zyrtarisht janë tre kandidatë për kryetar të LDK-së, Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.

Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së. Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve tjerë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më datën 14 mars parashihet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë të LDK-së

Më Shumë

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, Bashkimi ka pësuar...

Rahoveci me fitore të madhe ndaj Pejës

Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës,...

Lajmet e Fundit