15.5 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

LDK: PDK-ja abuzoi me sistemin e arsimit në Prizren

LDK-zyra ne PrizrenKryesia e Degës së LDK-së në Prizren, edhe njëherë ka shprehur shqetësimin e vet për gjendjen e llahtarshme të krijuar në arsimin prizrenas.

“Pretendimet apo konstatimet e gazetarit Rami Berisha, janë vërtet një alarm për institucionet hetuese që të ndërmarrin hapat e nevojshëm në lidhje me këto probleme të shkaktuara në arsim, për të cilat konsiderojmë se kanë filluar të shkaktojnë edhe trauma te qytetarët e Prizrenit, sidomos të asaj kategorie arsimore, të cilët me kualifikimet e tyre profesionale, assesi nuk po mund të gjejnë veten e tyre si pasojë e diskrimineve të të ashtuquajturës konkursomani të stilit alla PDK, dhe nga kjo konkursomani është krijuar atmosferë dëshpëruese për persepktivën e arsimit të mirëfilltë”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

“LDK, dega në Prizren, vazhdimisht ka ngritur zërin kundër këtyre keqpërdorimeve dhe abuzimeve të drejtuesve të arsimit në Prizren, ku janë të panumërta skandalet e këtyre zyrtarëve abuzues me detyrën, duke filluar nga fenomeni i pagimit të militantëve të PDK-së të cilët me vite kanë marrë të ardhura të rregullta mujore pa punuar fare në arsim, e deri te abuzimet e fundit me pranimin e militantëve të PDK-së nëpër vende pune si mësimdhënës të pakualifikuar, e deri te më e tmerrshmja shitja e vendit të punës në arsim”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Në 40-vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës, përurohet libri i Fatmir Krasniqit

Në kuadër të shënimit të 40-vjetorit të rithemelimit të Komunës së Malishevës, është përuruar libri i autorit Fatmir Krasniqi, në një aktivitet ku morën...

Lajmet e Fundit