7.6 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

LDK takim me qytetarë të Suharekës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK – së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët e GP- LDK- së morën pjesë sot në tryezë diskutimi të ftuar nga Dega e LDK-së në Suharekë aktivistë të LDK-së, aktivistë të shoqërisë civile si dhe qytetarë të Suharekës.

Në këtë tryezë u diskutua për situatën aktuale politike në vend si dhe për hapat që do të ndermirën në të ardhmen, me theks të veçantë për mbrojtjen e subjektivitetit shtetëror të vendit si dhe për daljen nga kriza insitucionale e shkaktuar nga koalicioni qeverisës, i cili tashmë ka humbur edhe legjitimitetin për ta drejtuar vendin.

Hoti duke i falënderuar për pjesëmarrje të pranishmit dhe Salihaj, kryetar i Degës së LDK- së në Suharekë për organizimin tha se:

“ Me përkrahjen e juaj si dhe me mbështetjen që po marrim çdo ditë nga qytetarët anëmban Kosovës ju garantojmë se nuk do të lejojmë cenimin e sovranitetit të vendit dhe prishjen e rendit kushtetues të tij.
Ne e dimë se rrugë tjetër përveç dialogut nuk ka por ai duhet të zhvillohet nga njerëz të mandatuar dhe në përputhje me interesat e qytetarëve. Qeveria e tanishme pa legjitimitet, çdo ditë e më tepër po i sjell humbje vendit në secilën sferë qoftë në ekonomi qoftë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo duhet të ndalet. Durimi dhe konsistenca do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosovës ”, përfundoi ai./Indeksonline/

Më Shumë

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Lajmet e Fundit