“Ledi med” nuk respekton afatin për blerjen e gypave për CT-të e Radiologjisë

RadiologjisëKa kaluar afati prej 45 ditësh që Zyra e Prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i kishte dhënë kompanisë “Ledi med” për të sjellë gypat për dy CT-të e Klinikës së Radiologjisë.

Me gjithë këtë kusht të vënë, kjo kompani nuk i ka sjellë ende këta gypa.

CT-ja 64-shtresore është jashtë funksionit për më shumë se një vit, ndërsa CT-ja gjashtështresore jofunksionale është qe dy vjet.

Në mungesë të këtij shërbimi në QKUK, pacientët janë të detyruar që ekzaminimet t’i kryejnë në institucione private shëndetësore, madje edhe jashtë vendit…/Koha Ditore/

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë, AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë...

Lajmet e Fundit