12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Bullgari

Kitaristi nga Prishtina, Ledion Halitaj, ka fituar çmimin e dytë në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Pleven të Bullgarisë, në kategorinë A, e cila përfshinë grup-moshën 9 deri 11 vjeç, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë festival, që sivjet është mbajtur në mënyrë virtuale shkaku i pandemisë, Halitaj ka luajtur katër vepra klasike dhe i është nënshtruar vlerësimit të një jurie prej pesë anëtaresh. Në Festivalin e Plevenit po marrin pjesë kitaristë të moshave të ndryshme nga 28 shtete të botës.

Suksesi i arritur në Festivalin e Plevenit është i treti brenda tre muajve që ka shënuar Ledioni. Muajin e kaluar, ai ka fituar çmimin e parë në kategorinë për të vegjlit në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës “Tremolo”, që është mbajtur në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në tetor, Halitaj ka fituar çmimin e parë të jurisë dhe çmimin e publikut në kategorinë “Junior”, në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në Transilvani të Rumanisë.

Mësimet për kitarëLedioni po i merr nga profesori, ErhanMujka, në Shkollën e Muzikës, Artit dhe Baletit “Beethoven” në Prishtinë./Gazeta InFokus/

Më Shumë

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me...

Lajmet e Fundit