Lëndohet rëndë në vendin e punës një 23 vjeçar në Has, bie nga kulmi i shtëpisë

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë është raportuar dje rreth orës 17:00 në fshatin Mazrek të Hasit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren bëjnë të ditur se punëtori ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte rrëzuar nga një lartësi deri në 10 metra.

Sinjali mëson se ai po punonte në kulmin e një shtëpie e cila është në ndërtim e sipër, ku si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore për çka u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Prizrenit, e më pas pritet të transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin janë njoftuar organet kompetente të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë prokurori ka udhëzuar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i rëndë trupor (aksidental)’.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Lajmet e Fundit