Leonora Jakupi publikon këngën “Komandant” (Vidoe)

“Komandant” është titulli i njërës nga dy këngët e paralajmëruara të Leonora Jakupit, të cilat janë realizuar në nder të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së UÇK-së.

Në kanalin e këngëtares në YouTube tashmë është lansuar kjo këngë, e cila është shoqëruar me një klip të xhiruar kryesisht në studio.

“Ata që bënë shumë për ne. Ata që rrezikuan gjithçka për ne. Ata që janë më meritorë për lirinë që po e gëzojmë sot”.

‘Komandant’ kënga ime premierë, pas të cilës pason premiera tjetër ‘Liria ka Emër’. UÇK jemi me ty”, ka shkruar Leonora në njoftimin e saj.

Avni Qahili e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin e këngës “Komandant”, ndërsa Ebrar Mazhar e ka bërë orkestrimin, miksimin dhe masterizimin. Për anën vizuale është kujdesur MaxProduction.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit