9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“Leonse & Lena”, shfaqja e parë e teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren për këtë vit

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren, që nga janari i këtij viti kishte bllokuar aktivitetet për shkak se aktorëve nuk u ishin dhënë paga.

Më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të vitit, ky institucion ia doli ta realizojë premierën e parë.

Romanca e një princi dhe princeshe, të cilët aranzhojnë martesën e tyre falë miqësisë së familjeve mbretërore, është inskenuar në këtë teatër, raporton “Express” i KTV-së.

Satira “Leonse & Lena”, e shkruar nga dramaturgu gjerman Georg Buchner në teatrin e Prizrenit, u realizua nën regjinë e austriakut Andreas Proneg.

Shfaqja, në mënyrë indirekte, paraqet një satirë politike që denoncon sundimin e sistemeve mbretërore që favorizojnë familjet fisnike dhe konsiderohet si shembull i funksionimit të teatrit për reflektim mbi shoqërinë.

Pas “Leonse & Lena”, teatri “Bekim Fehmiu” synon që deri në fund të këtij viti t’i realizojë edhe dy premiera të tjera.

Më Shumë

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Në SBASHK shtohen kërkesat për të rikthyer protestat e grevat

Në takimin e rregullt me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve që ka organizuar SBASHK-u janë zhvilluar biseda për situatën aktuale në arsim...

Lajmet e Fundit