20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Lepurushja më seksi 2016

Lepurushja më seksi e Playboy për vitin 2016 është Eugena Washington, e treta vajzë me ngjyrë që merr këtë çmim, e që ndryshe nga të tjerat përpara saj, u prezantua goxha më e veshur. Modelja e kthyer në aktore kishte një mesazh për të përcjellë.

“Dua t’iu them vajzave që të kenë besim në vetvete. Dua t’u them të besojnë te magjia e tyre, të përqafojnë çdo pjesë të personalitetit të vet, të individualitetit të tyre, e të bëjnë çfarëdo lloj gjëje që duan të bëjnë, sepse bota ka nevojë të dëgjojë për to”, tha Eugena Washington.

31-vjeçarja do të zërë kopertinën e revistës për muajin qershor dhe 10 faqe të brendshme të saj. Edicioni del në shitje më 20 maj. Si “lepurushja” më seksi e vitit, Washington do të marrë edhe 100 mijë dollarë dhe lejen për t’i dhënë dy vite një “Fiat 124 Spider”.

Playboy, i krijuar në 1953-shin nga Hugh Hefneri, sot 90-vjeçar, njoftoi muajin tetor se nuk do të publikojë më femra të zhveshura, me argumentin se për shkak të internetit, foto të tilla tani konsiderohen të vjetëruara.

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Lajmet e Fundit