Në Pastasellë, u shënua dita e shkollës “Milaim Krasniqi”

Në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, sot u shënua 12 maji – dita e shkollës fillore të mesme të ulët “Milaim Krasniqi”, e cila e mban emrin e dëshmorit të parë të brigadës “124 Gani Paqarrizi”.

Në ceremoninë e organizuar nga mësimdhënësit shkollës mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, ku fillimisht bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule tek varri i dëshmorit Milaim Krasniqi.

“Sot për banorët e fshatit Pastasellë është një ditë e veçantë. Data 12 maj, është dita e rënies së dëshmorit Milaim Krasniqit, emrin e të cilit me krenari tani e tutje do ta mbajë shkolla e fshatit tuaj. Kjo ditë është ditë e veçantë edhe për një fakt se data 12 maj është “Dita e Dëshmorëve” në komunën e Rahovecit, është dita e cila lidhet me rënien e dëshmorit të parë e që ishte Milaim Krasniqi”, tha Vehapi.

Ramadan A Krasniqi, në emër të familjes së dëshmorit Milaim Krasniqit, tha se është privilegj që shkolla e fshatit e mban emrin e tij.

“Për familjen tonë është një privilegj që shkollës së fshatit i është vënë emri i Milaimit, emrin e një njeriu i cili i filloj mësimet e para në këtë shkollë dhe i cili dha jetën për lirin të cilën ne sot po e gëzojmë”, tha ai. /PprizrenPress.com/

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit