Lëshuan teste COVID negativ të falsifikuara, paraburgim për 3 të dyshuar në Prizren

 

Gjykata Themelore e Prizrenit u ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurve Xh.K., A.S., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve, konkretisht lëshimin e testeve të koronavirusit me rezultat negativ.

“Të pandehurit Xh.K., A.S., dhe Sh.K., me datë 24 gusht, në orët e mbrëmjes në Prizren, në Agjencione të ndryshme me dije përdorin dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, ashtu që falsifikojnë teste RT – PCR SARS COVID-19 – NEGATIV, ne emër të shumë personave, duke manipuluar me kompjuterë dhe duke vendosur vula në testet e falsifikuara në këmbim të një shumë të parasë”,njofton gjykata.

Të njëjtit janë arrestuar më 24 gusht në Prizren.

Më Shumë

Spërkatje kundër EHKK-së në pesë fshatra të Malishevës, publikohet orari

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se do të zhvillohet spërkatje selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) në fshatrat Dragobil, Pallankë,...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit